E kundërshtuan për një kohë të gjatë procesin e demarkacionit me Malin e Zi, porse banorët e Rugovës duket se nuk janë hidhëruar fort me kryeministrin Isa Mustafa.
Ata e kanë pritur sot atë me këngë e valle. Madje edhe kryeministri është përfshirë në valle duke vallëzuar kështu për disa minuta së bashku me ansamblin e valleve përcjellë “zeri.info”.
Mustafa ka treguar aftësi të mira në vallëzim, ndërkohë që pjesë e valles është bërë edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, i cili ka përsëritur se me dokumentacionin në dispozicion, pjesa të cilën e kërkojnë banorët e Rugovës nuk iu takon atyre të fundit.
Megjithatë, prej vitesh rugovasit kishin kundërshtuar procesin e demarkacionit pasi pretendojnë se me këtë proces, Kosova i humb mbi 8 hektarë tokë.