Site icon PORTALB

Ushtria izraelite nga tetori ka arrestuar 1.899 fëmijë palestinezë

Ushtria izraelite duke arrestuar

Forcat izraelite të sigurisë gjatë gjashtë muajve të fundit kanë arrestuar së paku 1.899 fëmijë palestinezë në rajonin e Bregut Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gazën e pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e Ditës së Fëmijëve palestinezë, Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) shpalosi një raport për arrestimin e fëmijëve palestinezë që nga fillimi i kryengritjes palestineze kundër pushtimit izraelit i cili filloi në tetor të vitit të kaluar.

Në raport thuhet se numri i të miturve të arrestuar përbën 37 përqind të numrit të përgjithshëm të palestinezëve të cilët ushtria izraelite i ka arrestuar në gjysëmvjetorin e kaluar.

Exit mobile version