Site icon PORTALB

Pasagjeri shkakton panik në Aeroportin e Vjenës: “I kam vetëm tri bomba në çantë”!

Probleme në Aeroport

Aeroport, foto ilustruese

Një udhëtar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës duke dashur të bëjë shaka me punonjësit e aeroportit, ka shkaktuar panik dhe alarm në aeroport duke u konsideruar si i dyshuar për terrorizëm.

Shakaja e pa krip e një pasagjeri në Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës, i cili tha se “në çantë ka tri bomba”, ishte shkak që të aktivizohet alarmi për kërcënim terrorist në aeroport, shkruan krone.at, përcjell “albinfo.ch”.

E gjithë kjo ndodhi pasi që punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtarë të Vjenës kërkuan nga pasagjeri që të hapte çantën e dorës dhe çantën e laptopit të tij.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje derisa pasagjeri ishte nisur për një udhëtim në Dubai.

“Sot nuk kam vendosur rripin vetëvrasës. Në çantë kam vetëm tre bomba”, tha pasagjeri 35-vjeç.

Exit mobile version