Vitamina që ndihmon njerëzit me sëmundje të zemrës

Shkenctarët britanikë kanë zbuluar se vitamina D mund të ndihmojë personat me sëmundje të zemrës, raporton Anadolu Agency (AA).

BBC shkruan se, studimi është bazuar mbi 163 persona të cilat kanë probleme me zemrën dhe është prezantuar në kolegjin amerikan për kardiologji (American College of Cardiology).

Një grup studiuesish ka përdorur përbërës të vitaminës D, që rrit aftësinë e zemrës që të dërgojë gjak në tërë trupin. Njerëzit që u studiuan ishin ndarë në dy grupe. Një grup konsumuar për 1 vit tableta të vitaminës D prej 100 mikrogramëve, ndërsa grupi tjetër ka marrë placebo (preparat mjekësor).

“Studimi është kryer me njerëz që kalojnë pak kohë jashtë dhe nuk e kuptojnë rëndësinë e Vitaminës D”, tha kardiologu Klaus Witte, transmeton Klan K.

“Qëllimi i këtij studimi është edhe përmirësimi i funksionimit të zemrës, por ne do të vazhdojmë të bëjmë një studim më të gjerë rreth kësaj”, ka shtuar Witte. Vitamina D merret kryesisht nga rrezet e diellit, nga vaji i peshkut, vezët dhe nga ushqimi me drithëra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button