Site icon PORTALB

Breedlove: NATO duhet t’i ndjekë seriozisht veprimet e Rusisë

Philip Breedlove

Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë Gjenarali Philip Breedlove, tha se aleanca duhet të rritë praninë ushtarake në Evropën Lindore dhe vendet Baltike kundër kërcënimit të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjenerali amerikan për televizionin estonez ERR tha se presidenti rus Vladimir Putin ka një ushtri të fortë. Breedlove theksoi se ushtarët rusë e kanë treguar veten në Siri dhe në Ukrainë.

“Putin në pesë vitet e fundit ka kryer një investim të madh në ushtri. Gjithashtu Rusia ka forcë dhe kapacitetet raketore. Anijet dhe nëndetëset janë të pajisur me raketa”, tha Breedlove.

Exit mobile version