Site icon PORTALB

Dështon Conte, prokuroria kërkon gjashtë muaj burg!

Antonio Conte

Antonio Conte

Prokurori i Cremones ka kërkuar që trajneri italian, Antonio Conte të dënohet me gjashtë muaj burg me kusht.

Trajneri akuzohet se ka dështuar të argumentoj faktin se nuk e ka kurdisur ndeshjen mes AlbinoLeffe dhe Siena në Serie B, e cila ishte zhvilluar në vitin 2011.

Prokurori Roberto di Martino ka kërkuar që Conte të kryej gjashtë muaj burg me kusht dhe një gjobë prej tetëmijë eurosh, transmeton Telegrafi.

Nëse gjyqtari vendos të dënojë trajnerin italian, ky i fundit do të ketë mundësinë të ankohet në Gjykatën e Apelit, pastaj edhe në Gjykatën e Kasacionit.

Sipas ligjit italian, trajneri italian i Chelseat nuk konsiderohet fajtor deri në një vendim të plotfuqishëm.

Vendimi në këtë rast pritet të merret në muajin maj, para se kombëtarja italiane të udhëtoj për në kampionatin evropian të futbollit, i cili zhvillohet në Francë.

Exit mobile version