Site icon PORTALB

OEMVP realizoi takim me LR-PDSH-në

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon intensivisht konsultimet me partitë politike rreth programit të tyre ekonomik. Qëllimi kryesor është informimi i bizneseve anëtare të Odës me platformën ekonomike të çdo partie politike veçmas, në mënyrë që të mundemi të japim edhe inputin tonë si përfaqësues të interesave të bizneseve në vend.

“Zakonisht procesi i identifikimit të prioriteteve strategjike dhe politike në kuadër të platformave është i mundimshëm, pasiqë duhet marrë në konsideratë gjithnjë rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenien e banorëve të Republikës së Maqedonisë. OEMVP qëllim kryesor ka zhvillimin ekonomik të vendit duke ndërtuar një ekonomi funksionale të tregut, që është konkurruese në nivel ndërkombëtar, dhe duke mundësuar standarde të larta jete për të gjithë qytetarët. Nëse fokusohemi tek komuniteti i biznesit dhe adresimi adekuat i sfidave me të cilat ai ballafaqohet në çdo gërrshetim të veprimtarisë së tij me politikbërjen në vend, Oda si mburojë e interesave të biznesit mundohet të artikulojë brengat e antarëve të saj dhe t’ju qaset problemeve duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme në afat më të gjatë kohor.  Ky zhvillim i qëndrueshëm ekonomik do të jetë i bazuar në disa faktorë kryesorë, që do të jenë katalizatorë të zhvillimit ekonomik” tha kryetari I OEMVP-së, Nebi Hoxha.

Duke qenë se LR-PDSH është një parti që nuk posedon histori qeverisëse, ata nuk mund të vlerësojë implementimin e planeve të parapara në platformën e saj, shtoi Hoxha.

Anëtari i kryesisë së LR-PDSH, Elmi Aziri para bizneseve anëtare të Odës prezantoi platformën e tyre ekonomike dhe masat e parapara të LR-PDSH-së për lehtësimet tatimore dhe pikat tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik.

Në mesin e disa kërkesave drejt partive politike, OEMVP veçon përpilimin e masave konkurruese për zhvillim të biznesit dhe ekonomisë me afate më të definuara. Rrjedhimisht, nga të gjithë partitë politke, njëherit edhe nga Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, OEMVP kërkon:

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela, kërkesat e OEMVP-së i konsideroi reale dhe të arsyeshme, duke cekur se nuk janë të parealizueshme, dhe siguroi bizneset e Odës që të njëjtat do të jenë të përfshira në platformën e tyre ekonomike.

Kryetari Hoxha, tha që është koha që përfundimisht të diskutojmë dhe të bëjmë një platformë të mirëfilltë ekonomike. Një platformë e cila do të mundësojë koordinim më të mirë mes politikës dhe ekonomisë, në mënyrë që të përfitojnë bizneset nga kapaciteti ekonomik i vendit tone.

Exit mobile version