Site icon PORTALB

Presidenti i Panamasë: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për hetimet për paratë e fshehura

Presidenti i Panama-së, Juan Carlos Varela

Presidenti i Panama-së, Juan Carlos Varela

Presidenti i Panama-së, Juan Carlos Varela, në lidhje me publikimin e dokumenteve të firmave offshore deklaroi se janë të hapur për një ”bashkëpunim të fuqishëm” për çdo hetim të mundshëm që mund të hapet, raporton Anadolu Agency (AA).

Varela në lidhje me dokumentet me rreth 11.5 milionë faqe të publikuara të firmës ligjore, Mossack Fonseca, tha se zhvillimet e fundit bëhen për të lënë në pozitë të vështirë qeverinë e këtij vendi dhe se synimi i tyre është hedhja baltë mbi politikën e këtij vendi e cila është zero tolerancë kundër industrisë të jashtë ligjshme të parasë. Presidenti Varela tha se janë të gatshëm për një bashkëpunim të mundshëm.

Ndërkohë një nga themeluesit e firmës Mossack Fonseca tha për televizionin Channel 2 se firma e tij nuk është përgjegjëse për veprimet e jashtë ligjshme të kryera përmes firmave offshore.

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), ka arritur të deportojë në 11.5 milionë dokumente të firmës Mossack Fonseca e cila ka një aktivitet 40 vjeçar. Dokumentet e publikuara nga gazeta të njohura si Süddeutsche Zeitung dhe The Guardian tregojnë se mbi 140 politikanë pjesë e të cilëve janë edhe 12 lider shtetesh kanë kryer transaksione të ndryshme dhe pastrim parash përmes llogarive të këtyre kompanive.

Kjo ngjarje njihet ndryshe edhe si rrjedhja më e madhe e informacionit në histori. Ajo njihet me emrin “Panama Papers (Dokumentet e Panama-së)”

Exit mobile version