Site icon PORTALB

Edi Rama mban fjalën, pension i veçantë familjes së Dr.Florit

Dr. Flori

Disa muaj më parë në programin “6 ditë pa Ermalin”, Edi Rama, premtoi pas kërkesës së Ermal Mamaqit, një ndihmë ekonomike për familjen e këngëtarit të ndjerë, Dr. Flori.

Ndihma nga Mamaqi u kërkua veçanërisht për të plotësuar nevojat e veçanta të djalit të vogël të Dr.Florit dhe bashkëshortes së tij Blerinës, i cili është me sindromë Doën.

Duke larguar çdo hamendësim që Rama mund të kishte ndonjë hatërmbetje me këngëtarin, ai premtoi që po shqyrtohej rasti për të siguruar një ndihmë për familjen. Kjo është bërë realitet me një vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të hyjë menjëherë në fletoren zyrtare.

Exit mobile version