Site icon PORTALB

4 prilli – rastësia e parë interesante… cilat janë të radhës?

Në fillim të vitit, 2016-a u cilësua si viti i ngjarjeve të mëdha dhe i zhvillimeve të rëndësishme, një pjesë të të cilave kanë ndodhur dhe kanë tronditur mjaft opinion publik. Zgjedhjet presidenciale në Amerikë, politika të reja sociale në vende të ndryshme të botës, fenomene të rralla natyrore, lojërat olimpike, vendime të rëndësishme politike e shumë fakte të tjera interesante priten të ndodhin gjatë këtij viti, i cili qysh në krye të tij premtoi se do të ishte mjaft dinamik (lexo këtu).

Por 4 prilli përkon me një rastësi, e cila ndodh jashtëzakonisht rrallë. Datat 04.04.2016, 06.06.2016, 08.08.2016, 10.10.2016 dhe 12.12.2016 bien të gjitha në të njëjtën ditë — e hënë. Sot, është e hëna e parë nga ky kombinim dhe shpresojmë që ta keni sa më të mbarë!

Exit mobile version