Site icon PORTALB

KAHEKSIONI DHE DEZORIENTIMI POLITIK

Bekim Tateshi

Bekim Tateshi

Pa hyrë në detale se kush janë ministrat e ri, më brengos fakti se edhe më shumë e ulëm “çmimin” dhe kriteriumin për të zgjedhur dikë për poste të larta dhe me shumë përgjegjësi.

Në anën tjetër kjo lëvizje është suicidale, e pakumptimtë dhe sipërfaqësore. Por, nuk mund të jetë naive dhe e paplanifikuar mirë. Kur gjithë menduam se partia shqiptare qeveritare do të kthjellet dhe do të respektojë dëshirën e pjesës më të madhe të anëtarësisë dhe popullatës shqiptare në Maqedoni, vazhdohet me avazin e vjetër, e kësaj radhe me lojtarë U18 që nuk do mund te përballojnë këtë kaos të organizuar edhe sikur të duan.

Nëse qëllimi i këtij hapi është amnestimi, e kotë është duke marrë parasysh disponimin e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe monitorimin që e zbaton.

Nëse është qëllimi rifreskimi i kuadrit, është tajmingu më i keq i mundur.

Nëse është qëllimi për ngritje të rejtingut, ju siguroj se ka kontraefekt dhe është demoralizues.

Ju e dini më mirë se çka bëni dhe si veproni, por votuesit tuaj në veçanti dhe shqiptarët, që deklaroni se i përfaqësoni, nuk kanë merituar këtë nënçmim, degradim dhe mosmirënjohje.

Poashtu është evidente se janë shenja të kaheksionit dhe të dezorientimit në kohë dhe hapsirë e këtu nuk mbeten shumë solucione. Terapia është të pastrohen listat dhe të organizohen zgjedhje kredibile ku shqiptarët e vetëdijesuar do të dënojnë këtë nënçmim, degradim dhe mosmirënjohje.

Mbesim me shpresë se çokollata u sigurua në sasi të konsiderueshme që mos shkaktohen dridhje tektonike në këtë shtet të tektonisur që ndodhet buzë greminës.

Exit mobile version