Site icon PORTALB

Mushkëritë nga pambuku do ta pastrojnë ajrin, protestë në Shkup

Protestë në Karposh, foto: Alsat-M

Protestë në Karposh, foto: Alsat-M

Komuna e Karposhit sot u gdhi me “mushkëri pambuku”. Bëhet fjalë për një instalim që tregon se çfarë ajri thithet në Karposh, e që është vepër e qytetarëve të revoltuar nga paralajmërimet për ndërtime të reja në këtë komunë dhe për shkatërrim të gjelbërimit, njofton Alsat-M.

Qytetarët sot prenë shiritin e kuq dhe mbajtën një mono-dramë për të drejtën e thithjes së ajrit të pastër para mushkërive prej pambuku. Instalim i këtillë është vendosur edhe në Tetovë dhe Manastir.

Banorët druajnë se plani i ri urbanistik parashikon që në Karposh të ndërtohen një shesh pranë bulevardit “Partizanski Odredi” ku tani ka gjelbërim, si dhe një numër i madh i ndërtesave që edhe më shumë do të kontribuonte në këtë komunë të thithet ajër i ndotur, veçanërisht gjatë dimrit.

Exit mobile version