Site icon PORTALB

Mustafa: Qytetarët ndjehen të sigurt në shtetin e tyre

Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se janë përmbyllur edhe ato pak rekomandime të mbetura për liberalizimin e vizave.

“Kosova është në rrugë të mbarë. Para dy ditësh filloi aplikimi i marrëveshjes së parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, MSA-së. Në fund të muajit të kaluar përmbyllëm edhe ato pak rekomandime të mbetura për liberalizimin e vizave. Në të njëjtën kohë Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi të zbres çmimin e energjisë elektrike për sektorin e ekonomisë, përfshirë edhe Trepçën dhe Feronikelin, ndërkaq nuk u shtrenjtua energjia për qytetarë”.

Ai përmes Facebook ka deklaruar se zhvillimi ekonomik do të jetë bazë e fortë e zhvillimit arsimor e shëndetësor, për ndërtim të infrastrukturës rrugore, shkollore, sportive e kulturore, për stabilitet politik e social dhe do të konvergjojë me forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit.

“Bizneset shprehen pozitivisht për masat e politikave ekonomike dhe politikave fiskale dhe për efektet pozitive të këtyre masave në të bërit biznes në Kosovë. Njerëzit tanë po punojnë, në bujqësi, në prodhim, në tregti, në shërbime; po rritet edhe efiçenca e shërbimit civil”.

Ai ka thënë se qytetarët ndjehen të sigurt në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Vitin që shkoi e përmbyllëm me stabilitet të plotë buxhetor, kundrejt rritjes së ndihmave sociale, siguruam fonde për rritjen e pensioneve për kontributdhënësit dhe përfunduam të gjitha detyrimet kontraktuale. Fluksi i investimeve të jashtme të drejtpërdrejta ishte më i madh krahasuar me shumë vite më parë. Qytetarët ndjehen të sigurt në shtetin e tyre”.

Sipas Mustafës, “është mirë që këto ecuri ti shohim, ta vlerësojmë veten dhe vendin tone”.

“Të ndihmojmë të gjithë për një ambient tërheqës për investime dhe zhvillim ekonomik. Duhet ta respektojmë veten që të na respektojnë të tjerët. Qytetarët dhe vendi ynë meriton më shumë respekt”.

Exit mobile version