Site icon PORTALB

26 shenja që jeni çifti i përkryer

Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të kombinimit perfekt, ndonjëherë nuk e gjejnë dhe atëherë provojnë sërish. Ka shumë mundësi që shpesh nuk e sheh njeriun e duhur, duket sikur nuk do e gjesh kurrë, por, ndonjëherë ndeshesh me atë që përputhet në mënyrë të përkryer pa asnjë sforcim. Sikur aty të kishte qenë vendi i tij.  Merresh vesh për gjithçka. Dhe ti e kupton menjëherë që kështu duhet të ndodhë.

Ja 26 shenja që tregojnë që edhe marrëdhënia juaj është kështu:

1.Personalitetet tuaja plotësohen dhe ju mund të nxirrni anën tuaj më të mirë.

2.Dini t’i vlerësoni dhe të tregoni interes për pasionet e tjetrit.

3.Jeni në një mendje si dy shokë, natyrshëm dhe thjesht. Edhe kur keni mendime të ndryshme, kërkoni një objektiv që ju kënaq të dyve: lumturinë e partnerit.

4.Mund të flisni gjatë pa u mërzitur dhe të argëtoheni me batutat tuaja të humorit.

5.Keni vlera të ngjashme dhe kërkoni t’i respektoni.

6.Ju pëlqejnë të njëjtat gjëra, por shpesh nxisni tjetrin për hobi dhe interesa të reja.

7.Nuk keni mosmarrëveshje për çështje të rëndësishme, por jeni të hapur për të diskutuar.

8.E bëni tjetrin të qeshë pa u sforcuar.

9.Nuk gjeni dot kurrë një arsye për të qenë të zemëruar me tjetrin për më shumë sesa një orë, maksimumi.

10.Keni besim te njëri-tjetri. Kur ndiheni plotësisht të pasigurt, dini që mund të mbështeteni te partneri.

11.Nuk dëshironi të përgjoni apo kontrolloni njëri-tjetrin.

12.Jeni një skuadër e vërtetë, por edhe dy persona të ndarë, secili me cilësitë dhe interesat e tij.

13.Keni objektivat tuaja dhe i mbështesni ato në mënyrë reciproke.

14.Jeni bërë pjesë në mënyrë të përsosur në shoqërinë dhe familjen respektive të tjetrit.

15.Bëni çmos që tjetri të ndihet i sigurt, tërheqës, i pavarur dhe krenar.

16.Nuk ju duhet të mendoni për argëtime të jashtëzakonshme. Ndonjëherë edhe aktivitetet më të thjeshta, janë më argëtueset.

17.Vlerësoni gjërat e vogla që keni në raportin tuaj.

18.Krijoni përvoja të reja, bashkë.

19.I përshtateni njëri-tjetrit.

20.Jeni të gatshëm për kompromis.

21.Menaxhoni vështirësitë, largësinë mes jush dhe të papriturat e vogla, pa humbur kontrollin.

22.Nuk keni sekrete apo tema që nuk zihen në gojë. Luani me letra të hapura sepse doni që partneri të shohë të gjitha anët tuaja, në çdo rrethanë.

23.E dëgjoni tjetrin.

24. I pranoni gabimet tuaja hapur.

25.Nuk e kuptoni pse çiftet kanë shumë probleme.

26.E vlerësoni tjetrin, sepse e dini që duke u nisur nga sa probleme mund të kaloni, do e bëni bashkë këtë. Jeni një çift miqsh, kjo do ju bëjë të pamposhtur.

Huffpost.it

Exit mobile version