Site icon PORTALB

Mbi pesëmijë nxënës emigruan ilegalisht nga Kosova

Ikja e të rinjëve

Nga rreth 5200 nxënësve të cilat braktisën Kosovën në mënyrë ilegale së bashku me familjet e tyre nga dhjetori i vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, vetëm 2000 janë riatdhesuar dhe integruar.
Këta nxënës tashmë janë integruar në sistemin e arsimit, kryesisht nëpërmjet provimeve, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Ky integrim është realizuar nëpërmjet një udhëzimi administrativ, i cili ka hyrë në fuqi në fund të vitit të kaluar.

Azem Guri, këshilltar politik i ministrit të Arsimit në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se me anë të këtij udhëzimi, të gjithë nxënësve u mundësohet vazhdimi i mësimit në shkollat ku kanë qenë të regjistruar më parë ose në shkollat afër vendbanimit të tyre.

“Nuk është i vështirë integrimi në shkolla, sepse me udhëzim janë përcaktuar rolet, detyrat e mësimdhënësit të shkollave, drejtorive komunale të arsimit se si nxënësit të integrohen në sistemin arsimor”, thotë Guri për Radio Evropa e Lirë.

Por, jo të gjithë nxënësit e kthyer ndjekin mësimet pas riatdhesimit të tyre në Kosovë.

Bashkim Ibishi, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Avokim, për Radion Evropa e Lirë, thotë se 75 për qind e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas pas riatdhesimit, kanë mbetur jashtë bankave shkollore

Exit mobile version