Site icon PORTALB

Granit Xhaka i përgjigjet Arsenalit

Granit Xhaka

Granit Xhaka

Ylli kosovar, Granit Xhaka ka mohuar spekulimet se është në bisedime me Arsen Wengerin

E ardhmja e Granit Xhakës vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Reprezentuesi zviceran është bërë objektiv i menaxherit të Arsenalit, Arsen Wenger, i cili është duke kërkuar përforcimin e mesfushës.

Mediet gjermane kanë pohuar se bisedimet mes Arsenalit dhe Xhakës kanë filluar, përkundër interesit nga Liverpooli, por Borussia Monchengladbachut ka mohuar këto bisedime.

“Po flitet për bisedime me Arsene Wengerin. Ky është spekulim që vazhdon qe një vit. Askush nuk ka ardhur nga Londra për të kryer marrëveshjen”, ka thënë Xhaka.

Exit mobile version