Mbahet “Apriliada – Shkupi Qeshet”

Me rastin e Ditës së Shakasë, 1 Prillit, në sheshin “Maqedonia” u mbajt manifestimi tradicional “Apriliada – Shkupi Qeshet”, raporton Anadolu Agency (AA).

Manifestimi u organizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve (QKF) “Karposh” dhe Qyteti i Shkupit. Në skenë performoi edhe seksioni folklorik i QFK-së “Karposh”, “Bilbili i artë” dhe grupe të valleve të shkollave fillore.

Përvjetorin e “Apriliadës” e hapi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili të pranishmit i porositi që të jenë të buzëqeshur sa më shpesh. “Do të dëshiroja t’i përshëndes më të vegjlit dhe më të rinjtë të cilët sot janë mbledhur këtu në sheshin ‘Maqedonia’. Nën parullën “Shkupi Qeshet”, për çdo vit e shënojmë 1 prillin, Ditën e Shakasë dhe në këtë mënyrë Shkupi u bashkëngjitet të gjitha qyteteve evropiane të cilët e kremtojnë këtë ditë. Më 1 Prill, lejohet të punojë imagjinata dhe kreativiteti dhe të gjithë ne të lirohemi në muzikën, ahengun dhe buzëqeshjet, që do të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes”, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit Trajanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button