Arrestohen shqiptarët, rrezikuan të linin qytetin e Romës pa ujë

Polica italiane, ditën e sotme, ka arrestuar katër shqiptarë, pasi ata kanë mundur të vjedhin rrjetin elektrik të impiantit të impiantit të ujit.

Siç raporton agjencia ANSA, nëse impianti nuk do kishte sistem rezervë energjie, sot Roma do të ishte e gjitha pa ujë.

Gjatë operacionit të zhvilluar gjatë natës, karabinierët përveç arrestimit të shqiptarëve kanë sekuestruar edhe 3240 kilogramë tela, me një vlerë prej 50 mijë eurosh.

Të gjithë janë të akuzuar për vjedhje dhe sot janë njohur me masat e sigurisë, arrest në burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button