Site icon PORTALB

Aliti: BDI dorëzoi dorëheqjet e ministrave në Qeveri (FOTO)

Rafiz Aliti

Rafiz Aliti

Nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë Rafis Aliti, kuadër i partisë Bashkimi Demokratik për
Integrim, është i vetmi funksionar i kësaj partie i cili ka hapur telefonin për redaksinë e Portalb-it për të komentuar vendimin e fundit të tyre. Ministrat e kontaktuar nuk janë të qasshëm për komente.

LEXО: Përgjimet apo betonimi i zgjedhjeve së 5 qershorit? Çka e tërhoqi BDI-në nga Qeveria!?

Ai për Portalb.mk vërtetoi se ministrat e BDI-së sot kanë deponuare dorëheqjet e tyre në Qeverinë e Maqedonisë, pas vendimit të mbrëmshëm të kësaj partie për dorëheqje të tyre.

“U deponuan dorëheqjet ndërsa të hënën në Parlamentin e Maqedonisë do të shqyrtohen ato” tha për Portalb, Aliti.

Ai më tej nuk deshi të komentojë për arsyen e miratimit të këtij vendimi të BDI-së.

Aktualisht, të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimmarrëse i ka kryetari Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e mëtutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.

LEXО: Si komentohet veprimi i BDI-së nga aspekti juridik?

Dorëheqja e Abdilaqim Ademit
Exit mobile version