Site icon PORTALB

Mustafa: Asnjë kamion i Serbisë s`hyn në Kosovë

Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se asnjë kamion nuk do të hyjë nga Serbia në Kosovë derisa nuk arrihet marrëveshje, njofton Klan Kosova.

Këto komente të kreu të Qeverisë erdhën pas raportimeve në mediat serbe se është arritur marrëveshje që me ndërmjetësimin e BE-së, që nga sot në orën 09:00 të lejohen të futen nga Serbia në vendin tonë, kamionët me materiale të rrezikshme – naftë dhe gaz.

Masën reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit autoritetet e Prishtinës e patën vendosur më 22 mars.

Exit mobile version