Site icon PORTALB

UT, çon në Kushtetuese mbylljen e fakulteteve

Universiteti Shtetëror i Tetovës

Universiteti i Tetovës

Grupi i profesorëve Milaim Fejziu, Abdulla Aliu dhe Arsim Sinani, dorëzojnë në Gjykatën kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit për mbylljen e shtatë programeve studimore në USHT dhe hapjen e tyre në Universitetin e ri, “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas profesorëve në fjalë vendimi është antikushtetues dhe si i tillë duhet të hidhet poshtë, njofton Alsat M.

Edhe përkundër kësaj Fejziu nuk pret ndonjë epilog konkret nga Gjykata Kushtetuese, nga fakti se sipas tij kjo gjykatë është e ndikuar nga politika.

Kohë më parë, ministri i arsimit Ademi u distancua nga përgjegjësia për marrjen e këtij vendimi, duke thënë që ai u votua nga parlamenti, duke anashkaluar kështu faktin se propozimi erdhi nga qeveria gjegjësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Exit mobile version