Site icon PORTALB

Nikoliq: Haga, matëse për serbët

Tomisllav Nikoliq, kryetar i Serbisë

Tomisllav Nikoliq

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka thënë se ishte indiferent ndaj gjykimit të liderit të radikalëve serb, Vojisllav Sheshel dhe për atë personalisht por shtoi se Haga është  “një matëse për serbët”.

“Unë nuk kam menduar se çfarë do të mund të ndodhte, por matës për serbët është fakti se nëse gjykata e Hagës e liroi apo dënoi atë” ka deklaruar kryetari i Serbisë.

Tribunali i Hagës e liroi sot liderin e Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel për të gjitha nëntë pikat e aktakuzës, të cilat kishin të bënin me nxitjen e gjuhës së urrejtjes  krimet e luftës në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë luftës dhe dëbimin e kroatëve nga Vojvodina, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Exit mobile version