Site icon PORTALB

Sopot: Ambulancë, apo komitet lokal i VMRO DPMNE-së?

“Vitalija Medikus”, Sopot

“Vitalija Medikus”, Sopot

Në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Kavadarit, është sjellur vendim për financim të ambulantës “Vitalija Medikus” në shumë prej 180.000 denarëve për sigurimin e kujdesit primar shëndetësor në fshatin Sopot.
Në objektin e ambulantës sot ka mbirë tabelë me mbishkrim “VMRO-DPMNE – MK SOPOT”. Ndërsa, ambulanta është e ndërtuar me vetëkontributin e banorëve të Sopotit, njofton OJQ CIVIL.

Nga KK i LSDM-së, Kavadar, reaguan se sjellja e këtillë e partisë në pushtet është vetëm një shembull për partizimin dhe uzurpimin e sistemit dhe të institucioneve të cilat u takojnë qytetareve dhe qytetarëve.

Ata kërkojnë që të mënjanohet tabela me mbishkrimin Komiteti lokal i VMRO DPMNE, e në kumtesën e tyre për publikun, pyesin: vallë mjetet financiare të miratuara nga komuna, janë të destinuara për ambulantën apo për nevojat e partisë?

Exit mobile version