Site icon PORTALB

Kaka do që Casillas të luajë në MLS

Iker Casillas

Iker Casillas

Kaka ka thënë se do të donte ta shihte Iker Casillas në MLS sezonin tjetër, por që për mendimin e tij gardianit nuk po i ngutet të largohet nga Porto.

Casillas ka luajtur me Kaka për katër vjet në Santiago Bernabeu, para se braziliani më 2013 të kalonte tek Milan.

Kaka është i mendimit se Casillas mund të tundohet nga ideja e të luajturit në MLS në të ardhmen.

“Do të doja që Casillas të luante në MLS vitin tjetër, por ai më ka thënë që do të qëndrojë në Portugali edhe për pak kohë”.

“Mendoj se atij i pëlqen ideja që të transferohet këtu. Në pesë apo dhjetë vjet MLS do të jetë liga më e fortë në botë”.

Exit mobile version