Ylli i Barcelonës, Lionel Messi me golin e realizuar në fitoren e Argjentinës ndaj Bolivisë (2:0) ka arritur në kuotën e 499 golave në karrierën e deritanishme.
Pas këtij goli, ylli argjentinas ka një dëshirë për ndeshjen ndaj Real Madridit, e cila luhet të shtunën në Camp Nou.
Ai shpreson që golin e 500-të në karrierë ta shënon kundër Real Madridit në El Clasicon, përcjell gazeta Express.
“Do të ishte diçka me të vërtetë shumë e bukur për mua ta arrija këtë shifër në një sfidë ndaj Realit sidomos nëse goli im do t’i jepte avantazhin skuadrës”, u shpreh 5-herë fituesi i Topit të Artë.