Site icon PORTALB

Reagojnë serbët pas deklaratës së Lunacek për njohjen e Kosovës (VIDEO)

Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Shefi i zyrës së Beogradit për Kosovë, Marko Gjuriq, këtë të martë shkoi deri në fshatin Brod të Dragashit, ku goranëve u tha se shteti serb, gjithnjë do iu qëndrojë si mbështetje.

Por duket se politikanin serb e ka ngacmuar deklaratat e europarlametares Ulrike Lunacek, e cila ka thënë se Serbia nuk mund të bëhet shtet anëtarë i BE-së pa e njohur Pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“E respektojë mendimin e saj por ai është vetëm qëndrim privat dhe ju e dini që për çështjen e njohjes së Kosovës kemi krejt mendim tjetër. Sa për bllokadën e naftës dhe gazit që na e ka bërë Prishtina, ne po bisedojmë me ta dhe Bashkimin Evropian dhe kjo çështje besoj se do zgjidhet brenda pak kohësh”, ka thënë Marko Gjuriq.

Derisa, Gjuriq, qëndroi në jug , kolegu i tij Aleksandar Vulin, vizitoi veriun e Kosovës. As ky nuk e la pa e komentuar deklaratat e diplomates austriake Ulrike Lunacek.

“Është hera e parë që po dëgjojmë gjëra të tilla por neve nuk na është kërkuar kurrë ta bëjmë një gjë të tillë zyrtarisht. Serbia, kurrë s’do ta njoh Kosovën si shtet të pavaruar dhe këtë mendim se kemi ndërmend ta ndryshojmë”, ka thënë Aleksandar Vulin.

Vulin, në Mitrovicë, vizitoi, Universitetin serb të Prishtinës, i cili sipas tij do mbetet, nën sistemin serb.

Kështu tha se po i demanton lajmet se Beogradi zyrtar po heq dorë nga ky institucion arsimor paralel në Kosovë.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

Exit mobile version