Site icon PORTALB

Titulli thotë një gjë, ndërsa teksti diçka tjetër

[Recension: VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja dhe PDSH-ja i kanë vjedhur të dhënat për votuesit e kontestuar]

Problem kryesor me artikullin që nënshtrohet këtij recensioni është – titulli. Ai përmban një akuzë të drejtpërdrejtë dhe serioze ndaj VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së dhe ky pohim, pastaj në tekst nuk është mbështetur me fakte. Përkundrazi, në artikull është sqaruar se përfaqësuesit partiakë i kanë marrë nga KSHZ-ja CD-të me të dhënat për votuesit e kontestuar, pas formalisht kanë nënshkruar se i marrin ato, që nuk asocon se i kanë marrë në mënyrë joligjore, gjegjësisht se i kanë vjedhur. Prandaj, titulli mund të vlerësohet si i pavërtetë dhe si senzacionalizëm i panevojshëm.

Problemi i dytë është se në artikull nuk është ofruar interpretim nga ndonjë burim kompetent për atë se a është e lejuar me ligj që shënimet me të dhënat personale të votuesve të vijnë në duart e partive ose jo, por ka vetëm spekulim se ky veprim i partive politike mund të shfrytëzohet për keqpërdorime në lidhje me procesin e pastrimit të listës zgjedhore. Nga artikulli nuk është krejtësisht e qartë se a është kërkuar një përgjigje e tillë dhe nuk është marrë, apo fare nuk është kërkuar.

Linku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja dhe PDSH-ja i kanë vjedhur të dhënat për votuesit e kontestuar

Data dhe koha e publikimit: 25.03.2016, 18:27

Data e recensionit: 27.03.2016

Recensuese: Јugosllava Dukovska

KUSH VJEDH DHE NËNSHKRUAN VËRTETIM PËR ATË QË E KA VJEDHUR?!

Faktet në tekst janë theksuar në mënyrë korrekte:

Pa vendim të Komisionit shtetëror zgjedhor, pa asnjë diskutim, përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së para dy ditësh i kanë marrë CD-të me të dhënat për votuesit e kontestuar nga hapësirat e këtij institucionit, kupton “Slloboden peçat”

dhe

Тre partitë politike i kanë marrë CD-të pa pasur vendim të KSHZ-së për këtë, mirëpo megjithatë janë nënshkruar kur i kanë marrë materialet. 

Mirëpo titulli thotë ndryshe – „ VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja dhe PDSH-ja i kanë vjedhur të dhënat për votuesit e kontestuar”. Parashtrohet pyetja se kush vjedh dhe njëkohësisht në mënyrë të rregullt nënshkruan vërtetim për marrjen e asaj që e ka vjedhur?! Prandaj, ky tekst ka problem me vërtetësinë e pohimeve që i bën.

Në artikull janë shfrytëzuar edhe burime zyrtare edhe jozyrtare, gjegjësisht anonime dhe transmetuar dhe janë përdorur në mënyrë korrekte.

Mirëpo, mungon deklarata e kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovskit, si më i thirrur të përgjigjet në pyetjen se a ka bazë ligjore që partitë t’i marrin CD-të me të dhënat për votuesit e kontestuar, apo nuk ka, dhe nëse nuk ka, pse atëherë u është lejuar që t’i marrin (është e qartë se CD-të janë marrë në mënyrë të ligjshme, pasi është nënshkruar dokument për marrjen e tyre, e nuk janë vjedhur siç thuhet në titull). Në vend të kësaj, në pyetjen kryes0re në të cilën bazohet teksti (e poashtu edhe titulli) është ofruar një përgjigje shumë e papërcaktuar nga organet kompetente:

Ljupka Guguçevska, këshiltare në KSHZ, thotë se nuk kanë infrormatë zyrtare se këto CD i kanë marrë anëtarët e KSHZ-së. Koment nuk ka as nga kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Dy ditë më vonë, për një medie tjetër, Çiçakovski dha përgjigje konkrete në pyetjen e njëjtë dhe e qartësoi dilemën se a  janë vjedhur CD-të me të dhënat e ndjeshme personale të votuesve të kontestuar, nga ana e VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së, ose jo:

Për CD-të me të dhënat nga kontrollimet e gërshetuara, të cilat u janë dhënë disa anëtarëve të KSHZ-së, e për të cilat në publik ka reagime se nuk kanë guxuar ta bëjnë këtë, Çiçakovski thotë se kanë të drejtë ligjore për këtë dhe se i kanë marrë të dhënat në kuadër të autorizimeve të tyre.

Mbetet pa përgjigje pyetja se a është pyetur Çiçakovski për çështjen e CD-ve për nevojat e artikullit që e recensojë apo fakti që prej tij nuk ka pasur reagim zyrtar është interpretuar si “nuk ka koment”.

Pa konfirmim adekuat nga burimi kompetent se ka pasur vjedhje, publikimi i titullit të këtillë (veçanërisht kur bëhet fjalë për materie të ndjeshme sikurse kjo) është veprim i papërgjegjshëm, veçanërisht në situatë të tendosur politike në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për këto arsye artkulli edhe ishte sygjeruar për recension nga ana e lexuesve të Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie.

Exit mobile version