Site icon PORTALB

(VIDEO) Momentet e lirimit të pasagjerëve nga aeroplani i marrë peng në Qipro

(E plotësuar)  Kamikazi që po mban peng avionin e linjës egjiptiane në aeroportin e Qipros ka liruar të gjithë pasagjerët, përveç ekuipazhit të avionit.

Bëhet fjalë për avionin e linjës ajrore Egyptian Airlines, fluturimi MS181, i cili po udhëtonte nga Alexandria në Kajro. Rrembyesi eshte identifikuar si Ibrahim Samaha, i cili kërkon azil në Qipro.

……………………………………………………………………………………………….

EgyptAir njofton se katër të huaj dhe ekuipazhi i fluturimit ende janë në bordin e aeroplanit të rrëmbyer, raporton REL.

Sipas kësaj kompanie të fluturimeve, lirimi i udhëtarëve të tjerë erdhi pas negociatave me rrëmbyesin.

Rëmbyesi i aeroplanit të EgyptAir është i kombësisë egjiptiane dhe quhet Ibrahim Samaha, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve, MENA.

Qipro thotë se të paktën 56 njerëz janë liruar nga aeroplani i rrëmbyer i EgyptAir dhe se tani ndodhen jashtë aeroplanit.

Më herët u raportua se 81 udhëtarë ishin në bord dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, por shifrat, për shkak të raporteve të shumta, po dalin të jenë kundërthënëse.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përsipër rrëmbimin e aeroplanit.

Aeroplan nga Egjipti është rrëmbyer sot dhe është detyruar të ulet në Qipro. Aeroplani “Airbus 320” ishte duke udhëtuar nga Aleksandria në Kajro

*****

Një aeroplan nga Egjipti është rrëmbyer dhe është detyruar të ulet në Qipro. Raportohet se 55 udhëtarë ndodhen në bord, me një ekuipazh prej 7 vetësh.

Të paktën një nga rrëmbyesit mendohet të ndodhet në bordin e aeroplanit të EgyptAir, dhe besohet se është i armatosur.

Aeroplani “Airbus 320” ishte duke udhëtuar nga Aleksandria në Kajro.
Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje.

Exit mobile version