Site icon PORTALB

Të rinjtë e 13 partive politike marrëveshje për promovim të politikave për të rinjë

Të rinjtë e 13 partive politike  para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, nënshkruan një deklaratë për promovimin e politikave për të rinjtë. Kryetari i Këshillit Nacional Rinor i Maqedonisë, Damjan Nikollovski theksoi se me nënshkrimin e deklaratës, të rinjtë do të  këmbëngulin dhe do të  kërkojnë që ata të jenë më të përfaqësuar në programet e partive politike, njofton TV21.

‘’Kjo do të rrisë pjesëmarrjen e të rinjve në krijimin e politikave në vend. Kështu ne besojmë se në mënyrë të konsiderueshme do të përmirësohen politikat e të rinjve dhe do të adresojnë nevojat reale të të rinjve. Ajo që është më e rëndësishme është se ne do të fillojmë të punojmë në krijimin e mekanizmave për bashkëpunim me të rinjtë’’, tha Damjan Nikollovski.

Në nënshkrimin e kësaj deklarate nuk morën pjesë përfaqësues të partive në pushtet, ata të VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së.

Exit mobile version