Site icon PORTALB

Vjen ‘Avatar 2’, filmi më i mirë i të gjitha kohërave?

Pjesa e dytë e filmit shumë të shikuar, Avatar 2, pritej të lansohet në vitin 2017. Edhe pse ende nuk dihet data e saktë, regjisori James Cameron thotë se ky film do të jetë më i miri i të gjitha kohërave.

Për Cameron, data e lansimit të filmit nuk është aq e rëndësishme sa edhe storja e tij.

Kohët e fundit, “20th Century Fox” largoi “Avatar 2” nga përcaktimi kohor për lansim në dhjetor të vitit 2017, duke nënkuptuar qartë se lansimi i filmit është shtyrë, transmeton Gazeta Express.

Por, duket se “Avatar 2” do të lansohet në vitin 2018, për shkak të largimit që “20th Century Fox” ia bëri nga lista e filmave të ardhshëm.

Fotografitë e para për “Avatar 2” do të fillojnë të bëhen më 15 prill në plazhin e Manhattanit dhe Zelandës së Re. Përveç kësaj, është bërë e ditur se Cameron ka në plan që të mos ndalet me kaq, duke lansuar më vonë edhe “Avatar 3” dhe “Avatar 4”.

“Avatar 2” do të jetë një film më i mirë se pjesa e parë, dhe pritet që t’i tejkalojë të gjitha pritjet për shkak se Cameron është duke u përkushtuar shumë në këtë film.

Në anën tjetër, Cameron aludoi se “Avatar 2” do të jetë filmi më i mirë i të gjitha kohërave, duke tejkaluar edhe rekordin e pjesës së parë.

Në një intervistë të fundit, Cameron tha gjithashtu se filmat do të jenë filma të ndarë, jo pjesë që kanë një storje të përbashkët.

Cameron konfirmoi gjithashtu se storja e “Avatar 2” do të fokusohet në historinë e Jake Sully, që luhet nga Sam Worthington, dhe Zoe Saldanas, si Princesha Neytiri. /Gazeta Express

Exit mobile version