Site icon PORTALB

Castro reagon për vizitën e Obamës: Rrezikojmë të pësojmë infarkt nga fjalimi i tij

Fidel Castro

Fidel Castro

“Nuk kemi nevojë që Imperializmi të na dhurojë asgjë”, kështu e komentoi ish-lideri historik i Kubës, Fidel castro, vizitën e Barack Obamës në Havana.

Në një shkrim të Castros të publikuar nga mediet vendase lëshohen kritika të ashpra ndaj ligjërimit që përdori Shefi i Shtëpisë së Bardhë. Ish-presidenti i Kubës thotë se “çdo kuban rrezikonte infarktin pasi dëgjoi fjalët e presidentit amerikan”.

Castro thotë se Obamas ia rikujtoi luftën civile në Angola, në të cilën kanë marrë pjesë ushtarë të tij. Ai e cilëson këtë luftë “një faqe të ndritur në përpjekjen për çlirimin e qenies njerëzore”.

Castro thekson se “jemi të aftë të prodhojmë të mirat material për të cilat kemi nevojë falë punës së popullit tonë, nuk kemi nevoje që Imperializmi ta na dhurojë asgjë”.

 

Exit mobile version