Ja çfarë bënë një burrë i dashuruar për gruan e tij të sëmurë me kancer (Video)

Kur Bob Carey e zbuloi se gruaja e tij Linda ishte e diagnostifikuar me kancer të gjirit reagimi i tij ishte shumë më ndryshe se sa ai i zakonshmi.

Ai e bleu një minifund pink dhe filloi misionin e tij të pakthyeshëm për ta bërë gruan e tij të buzëqeshë gjatë kimioterapisë.

Linda ishte diagnostifikuar me kancer të gjirit në vitin 2003 menjëherë pasi që qifti kishin kaluar nga Arizona në New York.
“Kur Linda u diagnostifikua atëherë unë fillova me terapinë personale. Morra një minifund dhe dola jashtë duke filluar të bëjë fotografi. Kjo nisi si diqka e vogël mirëpo më pas e pash që nuk duhet të ndalem. Kështu kam udhëtuar rreth e përqark SHBA-ve duke bërë fotografi me vetëm këtë minifund dhe video vetëm e vetëm që ta bëjë gruan time të qesh gjatë kimioterapisë që ta kaloj atë kohë të vështirë më lehtë”, ka thënë Bob.

“Mua më ndihmon që të qesh dhe të mbetem pozitive”, ka shtuar gruaja e tij Linda.

Fotografitë e Bobit u bënë aq të famshme sa që qifti vendosi të krijoj një projekt “The Tutu Proejct” si pjesë e iniciativës ku ai udhëtoi për rreth SHBA-ve, duke bërë foto të tij me minifundin pink.

Kështu në fund ai ka krijuar një libër me fotografit e udhëtimit dhe historisë së tij. Ai tashmë ka shitur 3 mijë nga 5 librat e printuar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button