Para dy viteve ishte ndërtuar dhe asfaltuar kjo rrugë në fshatin Gllumovë që lidh fshatrat fqinje në komunën e Sarajit, por ajo sot përbën rrezik. Së fundi në mënyrë masive po shembet dheu mbi rrugë, duke bllokuar një pjesë të rrugës, por duke rrezikuar shembjen e disa shtëpive. Kjo rrugë dikur shfrytëzohej vetëm për kalimtarë, ndërsa komuna zgjeroi atë edhe për lëvizjen e makinave. Por banorët thonë se ky veprim ka qenë i gabuar, sepse një pjesë e dheut mbi këtë rrugë ka filluar që të shembet, raporton TV21.