Site icon PORTALB

Rikthehet gripi i derrit në Kosovë

Gripi i tipit A H1N1

Në Kosovë është rikthyer gripi i derrit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën Emergjente të QKUK’së janë paraqitur 4 persona që dyshohet se janë infektuar me virusin H1N1, njofton transmetuesi publik.

Njëri nga këto raste tashmë është diagnostikuar dhe është shtruar në klinikën infektive, kurse 3 të tjerët po presin rezultatin e analizave.

“Nga mbrëmë kemi pranuar një rast, sot 2 raste, mjaft tipike, dhe raste dyshuese për infeksion H1N1. Kemi një gjendje të alarmit në reanimim”, ka thënë mjeku Avdush Bajgora.

Exit mobile version