Site icon PORTALB

Kolegiumi i mjekëve vërteton largimin e dhunshëm të mjekut nga drejtori

Mjek, foto ilustrim

Anëtarët e Kolegiumit të Toksikologjisë kanë reaguar në demantin që e ka dërguar Klinika në të cilën mohon se u.d. drejtori Nikolla Tashev me dhunë e ka larguar mjekun Nestor Popovski. Nga Kolegiumi i mjekëve thonë se demanti është tërësisht i pavërtetë, transmeton Portalb.

“Pas disa minutave pasi ka nisur mbledhja e Kolegiumit janë dëgjuar britma nga u.d. Tashev, që më pas në korridor ta shohim të shqetësuar mjekun Popovski”, qëndron në kumtesën e Kolegiumit.

Anëtarët e Kolegiumit e kanë vërtetuar deklaratën e Popovskit se është larguar me dhunë nga drejtori Tashev./Portalb

Exit mobile version