Site icon PORTALB

Dy medalje për notin kosovar në Kranjë të Sllovenisë

Federata e notit të Kosovës me anë të një komunikate për media ka njoftuar se ekipi me notarët nga  Kosova po vazhdon me sukses garat e notit në Kranjë të Sllovenisë në kompeticionin të quajtur International Swimming Meet Penguin.

Dy nga notaret kosovare kanë rrëmbyer dy medalje në garat e paradites.

“Sot në garat e paradites reprezentacioni i Kosovës është paraqitur mirë notaret kanë arritur rezultate të mira duke fituar edhe dy medalje një të artë  dhe një të bronztë medaljet i fituan: Mellisa Zhdrella në garën 100m Bretkosë medalja e artë koha 01.20.18 që është edhe rekord absolut shtetëror duke tubuar edhe 516 pikë FINE kategoria B ,dhe Sara Imeri në garën 100m Bretkosë medalja e bronzet kategoria B ,dhe presim që edhe në grat FINALE të pasdites notaret të kenë paraqitje edhe më të mirë, ju informojmë se në finalet e pasdites janë kualifikuar Mlisa Zhdrella dhe Sara Imeri në disiplinën 100m Bretkocë dhe Flaka Pruthi dhe Rita Zeqiri në disiplinën 50m Shpinë, finalet janë në program nga ora 16.00,” thuhet në njoftimin e Federatës së Notit, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version