Mbi 500 banorë të fshatit Merovë të Komunës së Zhelinës detyrohen që të udhëtojnë rreth dhjetë kilometra rrugë për të marrë një injeksion apo qoftë edhe për të matur tensionin e gjakut. Kjo, si pasojë e mosfunksionimit të ambulantes së fshatit e cila edhe pse si objekt ekziston, brenda nuk ka asnjë lloj aparature por as mjek, raporton Alsat-M.
Ambulanta është ndërtuar gati gjashtë vjet më parë, ndërkaq sipas banorëve atë një pasi është promovuar, është mbyllur.
Nga Bashkësia lokale e këtij fshati thonë se kanë bërë disa herë kërkesë deri të Ministria e Shëndetësisë por asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete.
Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk ka mjek të interesuar që të punojë atje.
“Ne kemi filluar një masë preventive për zgjidhjen e këtij problemi dhe ajo është punësimi i mjekëve rural nëpër shtëpi shëndeti , dhe ne në njëherë ose dy në javë varësisht nga numri dhe mundësia e atyre mjekëve që janë të punësuar nëpër shtëpitë e shëndetit, mjeku rural shkon nëpër ato vende rurale dhe bën kontrolle , por kjo nuk është ajo që mund ti arrijë nevojat e qytetarëve ”, deklaroi Nasuf Ipçe, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë.