Site icon PORTALB

Ambasadorja gjermane: Kualiteti i zgjedhjeve më me rëndësi se data

Kristine Althauzer

Kristine Althauzer

Kualiteti i zgjedhjeve është krucial, këtë më duhet ta përsëris. Fokusi jonë mbetet në çështjet kyçe, siç është hapësira mediatike që duhet t’i ofrojë opinionit informacionin e nevojshëm, kualiteti i Listës së zgjedhësve dhe përmbajtja nga manipulimet mbi elektoratin dhe procesin e zgjedhjeve. Ne do të vazhdojmë t’i adresojmë problemet që do t’i detektojmë, edhe në takimet private por edhe para opinionit, deri në momentin kur do të përfundojmë se procesi nuk ka nevojë më të mbikëqyret.

Kështu është shprehur ambasadorja gjermane Kristin Althauzer në intervistën e saj dhënë për Radion Evropa Lirë, transmeton Portalb.

Sipas saj, kohën e zgjedhjeve në fund duhet ta sjellin Qeveria dhe partitë e involvuara në proces. Por që kualiteti i zgjedhjeve është më me rëndësi se data.

Ambasadorja gjermane u ka bërë thirrje partive politike dhe institucioneve që të bashkëpunojnë me Prokurorinë Speciale Publike./Portalb

Exit mobile version