Site icon PORTALB

Jemen, 22 të vdekur në sulmet vetëvrasëse

Jemen (Foto arkiv)

Në sulmet vetëvrasëse në bazat ushtarake dhe të sigurisë në Aden, në jug të Jemenit, mbetën të vrarë 22 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç pohojnë dëshmitarët okularë, në sulmin vetëvrasës në qendrën e forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, në vendin el-Berkiyye që ndodhet në perëndim të Adenit, jetën e humbën 9 persona.

Pas sulmeve ndaj forcave të sigurisë, vërehet një numër i madh i helikopterëve, ndërsa janë dëgjuar edhe shpërthime.

Në sulmin tjetër mbi fortesat e forcave të sigurisë e kryer nëpërmjet autoambulancës në të cilën ka qenë i vendosur mjeti shpërthyes humbën jetën 13 persona, prej të cilëve 10 gra dhe fëmijë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër organizata terroriste DAESH.

Exit mobile version