Site icon PORTALB

Irak, shkon në 32 numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës në stadium

Irak

Në sulmin vetëvrasës gjatë një ndeshje futbolli në stadiumin e qytetit Babil, i cili ndodhet në veri të kryeqytetit irakian Bagdad, u vranë 32 persona dhe 70 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve spitalore, sulmi vetëvrasës ndodhi gjatë ndeshjes mes dy ekipeve lokale në rajonin El-Hasve në veri të Babilas. Sulmi ndodhi të premten, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 32 persona, derisa 70 janë të plagosur.

Përgjegjësinë mbi sulmin e mori organizata terroriste DAESH.

Exit mobile version