Site icon PORTALB

Reagim i OEMVP-së ndaj konkursit të ri të APRM-së mbi trajnimet për të papunësuarit

Nebi Hoxha, OEMVP

Nebi Hoxha, OEMVP

“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke i ndjekur dhe analizuar vazhdimisht politikat e shtetit, vëren qartazi se aspektet diskriminuese në bazë etnike vazhdojnë edhe më tej të jenë praktikë veprimi dhe vendimmarrjeje për të, gjegjësisht vazhdon politikbërja që favorizon zonat maqedonase përballë zonave shqiptare. Këtë gjë e dëshmon edhe konkursi i fundit i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë, i cili ka për qëllim të bëj trajnimin e personave të papunësuar, që aktivisht kërkojë punë, ashtu që të njëjtët të aftësohen në bazë të nevojave të tregut të punës”, thuhet në reagimin e OEMVP-së.

Siç shtojnë nga OEMVP, bazuar mbi analizën e bërë të konkursit në fjalë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vjen deri tek këto përfundime:

“Në bazë të përfundimeve të lartë përmendura, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore bën thirrje publike deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë që të ndaloj praktikat diskriminuese në çfarëdo baze në politikbërjet e saja dhe rrjedhimisht të tregohet gjithëpërfshirëse, ashtu që të gjithë qytetarët e saj të kenë mundësitë e njëjta për të shfrytëzuar beneficionet e politikave të saj, sepse teoritë e reja ekonomike bazohen në mundësi të barabarta”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.

Exit mobile version