Site icon PORTALB

Ja sa ishte rroga mesatare në janar të vitit 2016

Denarë

Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), rroga mesatare neto në janar të këtij viti ka qenë 22254 denarë, kurse rroga bruto ka qenë 32642 denarë.

Krahasuar me të njejtin muaj të vitit paraprak, rroga është rritur për 2%. Kjo rritje më së shumti i faturohet rritjes së rrogës në sektorët e bujqësisë, pylltarisë, peshkatarisë, aktivitete ndihmëse shërbyese administrative dhe ndërtimtarisë.

Nga ana tjetër, është shënuar ulje e rrogës mesatare, në krahasim me muajin paraprak, në sektorin e aktiviteteve profesionale, teknike dhe shkencore, informacion dhe komunikim, si edhe industrinë e ripërpunimit, ndërkaq 1% e të punësuarve, në janar të këtij viti, nuk kanë marrë rroga, njofton Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Exit mobile version