Futbollisti kosovar me pasaport zvicrane, Xherdan Shaqiri ka uruar Shqipërinë për festën e 28 Nëntorit.
Në këtë mënyrë, Shaqiri ka treguar edhe një herë se ka ndjenja patriotike për atdheun e tij.
“Urime Festën e Flamurit, në 101 vjetorin e shtetit shqiptar. I juaji Shaqiri”, ka shkruar Shaqiri në faqën e tij zyrtare në Facebook.
Urimin e tij ai e ka shkruar edhe në gjuhën zviceriane ndërsa ka postuar edhe një foto të shqiponjës dykrenare.