Ka filluar votimi për ueb faqe më të mirë në Maqedoni për vitin 2013. Ky manifestim po mbahet për herë të katërt.
Qëllimi i “Faqes së vitit” është që ta popullarizojë ueb hapësirën e Maqedonisë nëpërmjet afirmimit të ueb faqeve si më kualitative, më përshtypëse dhe më inovative.
Fituesit do të shpallen më 10 dhjetor 2013.
Si mund të votoni? Klikoni këtu. Shkruani e-mailin tuaj, dhe pasi që të lajmëroheni, në e-mailin tuaj do të vijë një link për votim. Në link mund të votoni vetëm një herë.
Ekipi i Portalb është krenar t’ju lajmërojë se është nominuar në tre kategori, dhe atë:
Ueb sajti më i mirë për vitin 2013
Ueb sajti më i mirë sipas dizajnit
Ueb sajti më i mirë informativ
Votimi do të zgjasë deri në 5 dhjetor 2013, ndërsa ju mund ta bëni zgjedhjen e favoritit tuaj.