Globalizimi dhe ndryshimi i jetesës

Si çdo sferë tjetër, ashtu edhe globalizimi ka anët pozitive dhe ato negative. Do të theksojmë edhe në vazhdim se si ndikon ky fenomen në jetën tonë, qoftë për të mirë apo se për të keq.

Globalizimin ndikon në shumë sfera të jetë edhe atë: përsosjen e teknologjisë, shuarjen e kufinjve në tregjet ekonomike, liberalizimin ekonomik, bashkëpunimin internacional në mes shteteve të ndryshme të botës, ndikimet kulturore, mënyrën e jetesës etj.

Këto janë disa nga faktorët që e karakterizojnë pak a shumë ndikimin e globalizimit, i cili duhet thënë se është duke ndryshuar shumë koncepte lidhur me atë se si e kanë perceptuar jetën, njerëzit më përpara dhe si e perceptojmë ne tani.

Në qoftë se globalizimi ka elemente pozitive, atëherë është logjike që të ketë edhe ato negative, nëpërmjet globalizimit në shoqëritë e ndryshme të botës kemi përhapjen e disa cilësive jo të mira si p.sh:konsumimin e alkoholit, drogës, prostitucionit, kriminalitetit etj.

Të gjitha këto elemente janë shumë aktuale ne epokën e globalizimit dhe janë problematika që duhet t’u kushtohet shumë më tepër rëndësi, që të kemi një shoqëri dhe një jetë të shëndoshë tani dhe për brezat që do të vijnë pas nesh.

Tranzicioni është një proces i cili ka përfshirë shumë vende në botë, dhe posaçërisht vendet e Gadishullit Ballkanik, të cilët historikisht kanë përjetuar luftëra të shumta dhe po hasin në probleme të vazhdueshme, p.sh Maqedoni është një shtet që prej 23 vitesh dhe akoma është në tranzicion, por në anën tjetër shoqëria e këtij vendi po ndjek brendet me të njohura të botës, nga ana teknologjikë gati se çdokush ka një kompjuter në shtëpin e tij, niveli i modernizimit është shumë i lartë, ndërsa akoma flitet për një tranzicion.

Në epokën e globalizimit kemi dy ekstreme në shoqëri nga ana e pasurisë financiare të  një individi dhe në anën tjetër varfërinë.

Janë dy anë të kundërta të cilat po gjejnë zbatim në këtë epokë, nëse dikush sot mund të fitoj miliona e miliarda euro, dollarë, dikush tjetër luftonë për ekzistencë edhe pse ai punon, mundohet që të arrijë diçka në jetën e tij, mirëpo prapë se prapë nuk mundet t’i mbuloj shpenzimet tija dhe të familjes së tij.

Kjo mund të na sjellë në konstatim se në njërën anë mund të themi se është çështje fati, mirëpo nëse e shikojmë nga një këndvështrim tjetër mund të konstatojmë se sot pavarësisht se nga ana financiare, ndoshta nuk qëndron mirë, çdokush nga ne mundohet të punoj për të blerë një celularë të shtrenjtë, veshjen ta ketë më të mirë se ai tjetri, dhe një shembull mund të marrim për këtë, nëqoftë se një familjë që nuk ka të ardhura financiare për të përballuar jetën, ajo nuk është logjikë që në sofrën e saj, ku hanë ushqim të ketë Koka kola dhe në anën tjetër të mos posedoj asgjë për të ngrënë, ky shembull nuk është imagjinar por fatëkeqësisht ndodhë në hapësirën ku ne jetojmë.

I pari që përdori këtë term, ka qenë Socilologu Kanadez Marshall Mcluhan i cili në v.1962 në veprën e tij ‘Galaxie Gutemberg’ përdori fjalën apo termin Fshati Global.

Prej këtu filloi që kjo fjalë të përhapet shumë dhë të arrijë në një nivel ku sot ne jemi duke e jetuar atë.

Me termin ‘fshati global’ Mcluhan asoconte në një sistem jete dhe bashkëveprimi të ngjashëm në jetën e njerëzve, ku të gjithë mund të jenë të informuar dhe të marrin pjesë në diskutimin e problemeve të ndryshme.

Shkaku kryesor që ky autor përdori këtë fjalë ishte transmetimi i informacioneve që vinin nga të katër anët e botës në SHBA për luftën në Vietnam dhe qëndrimet ndaj saj.

 

Shekulli XXI ka sjellë ndryshime marramendëse në shumë sfera të jetës, ky shekull poashtu deritani është karakterizuar nga luftra të shumta, kriza ekonomike, financiare dhe shumë

probleme tjera.

Mënyra e jetesës në këtë shekull të ri, dallon tejmase nga shekujt e mëparshëm dhe kjo është një element shumë pozitiv, pasiqë mënyra e jetës në këtë shekull është më e mira e mundshme dhe me tendenc gjithnjë e në rritje për të pasur një jetë sa më të mirë.

Shumë elemente të jetës, traditës, kulturës dhe shumë gjërave tjera, në epokën e globalzimit kane marrë një trajtë ndryshe nga ajo që duhet të jetë në fakt.

Popujt e vegjël fatkeqësisht nga globalizimi aq sa mund të përfitojnë, ndoshta edhe dyfishin e humbin, shembull mund të marrim popullin tonë (shqipëtar), të cilët në këtë epokë të globalizimt nuk i përfillin fare traditat kulturore të popullit shqipëtar të trashëguar shumë e shumë shekuj dhe brezave të mëparshëm, të cilët pak a shumë e kanë ruajtur dhe i janë shmangur zhdukjes se traditës së mirëfillt shqiptare, ndërsa në kohën e tashme, pra në globalizëm çdogjë është ndryshe.

Te populli shqipëtar nuk respektohet ajo traditë kultrore, p.sh gjuha shqipe është duke u transformuar aq shumë saqë pas disa viteve ndoshta rrezikon edhe ta humbë atë origjinalitetin e saj pasiqë,  jemi koeshient që shqiptarët në gjuhën e tyrë janë duke futur fjalë nga gjuhë të ndryshme të botës si gjuha angleze, italiane, turke, gjuhët sllave, të cilat rrezikojnë gjuhën e mirëfillt shqipe.

Nëse shikojmë të shqiptarët e shqipërise se sa e përdorin ata gjuhën shqipe, do të vërejm se mbi 50% të fjalëve janë nga gjuha italiane dhe ajo angleze, nëse do të hedhim vështrimin nga shqiptarët e kosoves aty do të shohim një gjuhë më shumë përmabjtje nga gjuha serbe dhe ajo turke, problematik e ngjajshme është edhe me shqiptarët e maqedonisë të cilët në fjalorin e tyrë të përditshëm, mbizotëron gjuha maqedone, turke por së fundmi edhe ajo angleze.

Nga kjo mund të konstatojmë se gjuha jonë e pastër shqipe dita-ditës po shndrrohet në një multigjuhë, dhe kjo sigurisht se duhet të jetë një shqetësim për të gjithë ne , sepse t’i mund të njohësh një gjuhë të huaj, mirëpo nëqoftëse nuk e flet gjuhën tënde rrjedhshëm t’i nuk mund të flasësh një tjetër gjuhë më mirë se gjuha jote.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button