Site icon PORTALB

Anshmëria në titull e dëmton lajmin korrekt

Teksti i Almakos-it për polemikën mes Izet Mexhitit dhe Zeqirja Ibrahimit

[Recension: Zeqirija Ibrahimi ia bën 8 me 2 Izet Mexhitit?!]

Teksti që po e recensojmë është korrekt, por me titull tendencioz. Raportohet për një polemikë politike dhe, në mënyrë të duhur, në përmbajtje paraqiten të dy anët që polemizojnë. Megjithatë, anshmëria tregohet në titull, ku thuhet: “Zeqirija Ibrahimi ia bën 8 me 2 Izet Mexhitit”.

Linku deri te artikulli origjinal: “Zeqirija Ibrahimi ia bën 8 me 2 Izet Mexhitit?!”

Data dhe koha e publikimit: 18.03.2016

Data e recensionit: 21.03.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Dhe, pasi që kemi të bëjmë me dy politikanë që vijnë nga dy parti të ndryshme, teksti është dashur të jetë më i përmbajtur, ndërsa titulli të jetë më neutral. Me paraqitjen e dy palëve në tekst, gazetari e ka të kryer detyrën e tij profesionale dhe misionin për informim të drejtë dhe të plotë, mirëpo ai nuk guxon të ngjyroset partiakisht për asnjë moment.

Se kush kujt ia ka bërë ‘8 me 2’ në këtë debat, është vlerësim që duhet të jepet nga lexuesi. Opinionit i intereson lajmi, e jo mendimi i gazetarit për polemikën, për të cilën raporton.

Animet partiake s’kanë të bëjnë asgjë me profesionin e gazetarit. Gazetari nuk duhet ta shkel interesin e përgjithshëm në asnjë moment për interesa partiake. Kredibiliteti i gazetarëve dhe mediave në përgjithësi ndërtohet me lajme objektive, të plota, të sakta dhe të argumentuara mirë.

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike”, këshillon edhe Kodi etik i gazetarisë.

Exit mobile version