Njerëzit vërtetë janë të çuditshëm, e shpesh edhe disi të çmendur. Për veprimet që bëjnë, disa mund të cilësohen edhe si të habitshëm. Kështu është edhe rasti i dy femrave.
Një nënë ka vendosur të bëjë atë që dikush do ta bënte për t’i ngjarë dikujt të famshëm. Por jo, ajo ka vendosur të shpenzojë deri në qimet e kokës, për t’i ngjarë të bijës.
Ajo shpenzoi mijëra funte për një operacion plastik që të ngjasonte si vajza e saj 35 vjeç, transmeton lajmi.net.
Vetë nëna, Janet Horrocks është 57 vjeç, dhe vajza e saj Jane Cunliffe është 35 vjeç, por tani ato duken aq të ngjashme sa shpesh i ngatërrojnë për motra.
Janet mendohet të ketë shpenzuar rreth 40 mijë funte për trajtimet e saj në fytyrë./lajmi.net