Site icon PORTALB

Ja reagimet e Dimovskit nga VMRO-DPMNE kur nuk i pëlqejnë pyetjet për Katica Janevën (VIDEO)

VMRO-DPMNE

Sipas Kushtetutës, Kuvendi është kompetent të kryejë mbikëqyrje për të gjithë të funksionarët publik. Sipas Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë, çdo akt që nuk është ligj a shihet në Kuvend aplikohet sikur të jetë ligj me procedurë të dytë. Ka obligim që pas procedurës së dytë duhet të jetë parashtruesi i materialit pa përjashtim. Dhe, deri më tani gjithmonë është aplikuar. Kështu është përgjigjur kryetari i grupit parlamentar pas pyetjes së Portalb-it se pse insistojnë që prokurorja speciale Katica Janeva duhet të vijë në parlament, kur ajo me ligj nuk është e obliguar të vijë.

Ai u arsyetua se çdo funksionarë kur dorëzon raport paraqitet në Kuvend.

Sipas tij, Kushtetutës i obligon të vijnë. “Ligji për Avokatin e popullit e thotë të njëjtën. Të jap përgjegjësi për punën e saj para Kuvendit, 10 herë ka ardhur në Kuvend dhe ka marr pjesë në Kuvend. Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, njëjtë. Të gjithë funksionarët vijnë në Kuvend japin raporte dhe përgjigjen në pyetjet e deputetëve. Prandaj interpretimet që dolën nga Prokurorja speciale janë të pasakta.”

Në insistimin e Portalb se PSP është institucion në vete, i pavarur dhe nuk mund të krahasohet me institucionet që i përmendi deputeti Dimovski, ai shkurt iu drejtua gazetarit me fjalët:

“Nëse keni për qëllim të bëheni avokatë të prokurores speciale Katica Janeva, … unë ju përgjigja në pyetje”.

Kujtojmë se Katica Janeva ka dorëzuar Raportin e saj 6 mujor në Kuvend dhe në Këshillin e Prokurorisë Publike. Megjithatë, ajo ka qartësuar për publikun se nuk do të paraqitet as në Kuvend as në Këshillin e Prokurorëve dhe ka kërkuar nga të njëjtit që për çdo paqartësi PSP-së t’i drejtohen me shkrim.

Të njëjtin qëndrim e përsëriti PSP edhe në reagimin e sotëm me shkrim.

“Dua edhe një herë t’i qartësojë arsyet se pse nuk do të marr pjesë në seancën e Këshillit të prokurorëve dhe në Seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me çka do të përsërisë se nuk bëhet fjalë për mosrespetim të këre institucionevet. Në pajtim me rregullat ligjore, por edhe në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë unë kam obligim ligjor vetëm të dorëzoj Raport, Raport të cilin unë e kam dorëzuar dhe i përmban të gjitha elementet të cilat i kërkon ligji”, thuhet në letrën e prokurores speciale Katica Janeva./Portalb

Exit mobile version