Site icon PORTALB

A do të paraqitet Katica Janeva në Kuvend?

Komisioni kuvendor 12345

Komisioni i Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve sot pritet ta shqyrtojë Raportin e Prokurorisë Speciale Publike, raporton Portalb.

Kujtojmë se në dy seancat e mëparshme nuk nisën me punë, sepse deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk pranuan vijimin e seancës pa prezencën e Katica Janevës, prokurores speciale.

Janeva për ta qartësuar Raportin e saj 6 mujor nuk ka prezantuar as në Këshillin e Prokurorëve e as do të prezantojë në Komisionin kuvendor. Ajo këtë e bëri të qartë edhe dje, në Konferencën e organizuar për luftën kundër korrupsioni.

Sipas rregullores së Kuvendit, Raporti i Janevës mund të gjendet në rend dite edhe pa shqyrtimin e tij nga grupet e punës.

Mbledhja e sotme e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve është caktuar për nesër në ora 13.

Exit mobile version