Site icon PORTALB

Arrestohen shtatë persona në aksionin policor “Mbeturina”

Arrestohen shtatë persona në aksionin policor "Mbeturina"

Arrestohen shtatë persona në aksionin policor "Mbeturina"

Shtatë prej 14 anëtarëve të grupit kriminel, i cili merrej me tregti joligjore me hekur dhe prodhime metali janë arrestuar në aksioni e sotëm policor “Mbeturina” dhe janë dërguar te gjykatësi hetues pranë Gjykatës themelore Shkup 1, ndërsa pas të tjerëve po gjurmohet.

Është shkatërruar grup kriminel, i cili, informoi sot zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski, periudhë më të gjatë i ka shkaktuar dëm të dyfishtë shtetit dhe atë në aspektin financiar përmes fshehjes së tatimeve dhe në aspekt të stimulimit të tregtisë joligjore me hekur dhe prodhime të hekurit, respektivisht nxitje të vjedhjeve të shpeshtuara të metalit.

Deri te Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup, ështzë parashtruar padi penale kundër 14 personave fizikë.

Grupi kriminel, informoi Koteski, u formua në vitin 2010 nga ana e katër prej të dyshuarve me formimin e personit juridik “Nikolçev grup”, përmes të cilit kanë filluar me kryerje të fshehjes së tatimit.

Koteski theksoi se është fshehur TVSH me vlerë të përgjithshme prej 54.466.589 denarë dhe tatim personal me vlerë të përgjithshme prej 20.660.137, respektivisht sipas dy bazave është fshehur tatim me vlerë të përgjithshme prej 75.126.796 denarë.

MPB-ja sot ka kryer bastisje në shtëpitë e tre personave fizikë dhe në dy persona juridikë, me ç’rast janë gjetur kompjuterë dhe dokumentacion nga shoqatat me të cilat kanë disponuar anëtarët e grupit kriminel.

Exit mobile version